fbpx

Aksidenti me vdekje, dy motorë përplasen kokë më kokë

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.