fbpx

Aksidenti në ajër/ E mbijetuara rrëfim prekës: Fatosi humbi jetën, sa t’kem jetën kam me…

ajo-1.png

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit ku si pasojë e një aksidenti me parashuta, humbi jetën Fatos Gërxhaliu nga Vushtrria.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Jona Gegaj, e cila ka mbetur e lënduar nga ky aksident.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me dhimbje e ka marrë lajmin se Fatosi e ka humbur jetën.

“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu. Me dhimbje te thellë mora lajmin qe  Fatosi humbi betejën me jetën . Fatos kemi me t’kujtu sa te kemi jete ty dhe miresine tende. Bashkëndjej dhimbjen me kolegë e familjarë.”, ka shkruar ajo.

Për rastin ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Myzaqi. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gërxhaliu, derisa ka thënë se ky lajm i ka tronditur të gjithë.

“E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve.  Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes”, ka shkruar Myzaqi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303