33.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

  Aksidenti në Maqedoni/Ruçi-Meta: Jemi të tronditur!

spot_img

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe presidenti i vendit Ilir Meta kanë reaguar pas incidentit të rëndë në Maqedoni ku një autobus doli nga rruga me një bilanc tragjik prej 13 viktimash. Përmes një mesazhi, Ruçi shpreh ngushëllimin  për viktimat e aksidentit të Gostivarit

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen  e njerëzve të dashur. Solidaritet vëllazëror me qytetarët e Gostivarit”, shprehet Ruçi.

Nga ana e tij, presidenti Meta shkruan se “thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!  Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”/real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat