Aksidenti në Qafë Plloçë, që për pak mund të kthehej në tragjedi

Një aksident ka ndodhur në Qafë Plloçë, ku nga humbja e kontrollit të një automjeti mund të shndërrohej në një tragjedi.

Autobusi i linjës Shqipëri-Greqi ishte duke ecur normalisht kur papritur shoferit i është dashur të frenojë pasi përballë po i vinte një autoveturë tip “Volkswagen”, e cila kishte humbur kontrollin.

Reagimi i shpejtë i shoferit të autobusit ka bërë që të mos ketë të dëmtuar të shumtë përveç lëndimit të një personi që ishte duke udhëtuar në autoveturë.