Aksidenti në Tiranë që tronditi opinionin publik, Braçe: Paraja nxjerr mbi ligjin të fortët e Tiranës

erion-brace.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 39-vjecar që drejtonte një mercedes luksoz përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajsh.

Ata po kalonin në vijat e bardha.

Braçe thotë se ka kohë që në rrugët e kryeqytetit sillen si “Zot” të fortët me makina të shtrenjta. Paraja e madhe u jep status mbi çdokënd tjetër, madje dhe mbi ligjin, vijon ai.

Ajas Sulejmani ishte nën efektin e drogës dhe shpejtësi përtej normave të lejuara në momentin që përplasi çiftin dhe foshnjën e tyre.

Ai gjithashtu rezulton se është shoqëruar për të njëjtën vepër penale nga policia vetëm tre javë më parë.

Aksidenti ka tronditur të gjithë qytetarët pasi, dy  prindërit e foshnjës 3 muajshe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa foshnja shpëtoi mrekullisht pas veprimit heroik që bëri nëna.

Vilma Konomi shtyu karrocën në limitin e sekondave para se makina luksoze të përplaste tre anëtarët e familjes.

scroll to top