fbpx

Aksidenti shuan 4 pjesëtarë të një familje

lushnjke.jpg

Tragjedi në familjen kosovare!

Burrë e grua të moshave  rreth 45 dhe 50 vjeç dhe dy fëmijët e tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina mund të ketë rrëshqitur në rrugë për shkak të shpejtësisë teksa ka qenë në parakalim në një kthesë.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë fëmija i tretë i çiftit rreth 16-vjeç.

Ai është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Mirditës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.

Aktualisht në këtë aks rrugor ka prezencë të lagështirës si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit.

Nuk bëhet ende e ditur mosha e fëmijëve të çiftit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303