fbpx

Aksidenti tragjik i merr jetën të riut, humb jetën 24-vjeçari, si doli mjeti nga rruga

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Zallbastar, ku një i ri ka humbur jetën. Bëhet me dije se viktima është një pasagjer 24- vjeçar.

Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi i quajtur ‘’Rrapo’’ me një drejtues I cili është dërguar në spital, dhe pasagjeri G.M, i cili ka humbur jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.