fbpx

Aksidenti tragjik, makina përplas për vdekje 28-vjeçaren

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Një aksident vërtet tragjik ka ndodhur në autostradën Komoran-Carralevë, në Kosovë.

Sipas informacioneve një automjet i tipit Mercedes ka përplasur një këmbësore. Si pasojë ka humbur jetën këmbësorja Xh. A., 28-vjeç, e cila nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit, B.Z , 53 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është dhënë masa e ndalimit prej 48 orësh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303