Aksidenti tragjik në Peqin ku humbi jetën 5-vjeçari, pranga 51-vjeçares

Një person është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se u përfshi në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin Elbasan- Peqin, ku për pasojë humbi jetën një fëmijë 5-vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Peqin

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme.