Aksidenti tragjik në Shkup, zbardhet ngjarja

Aksidenti i rëndë në Shkup që shkaktoi vdekjen e 15 personave ishte padiskutim një nga tragjeditë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Ditën e sotme është publikuar edhe ekspertiza që specialistët kanë bërë ndaj aksidentit me autobus në Maqedoninë e Veriut, ku theksohet se ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e frenave të parregullta dhe shpejtësisë së madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga Prokurori Sasho Rajçev, me anë të një prononcimi për media.

“Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev.

Për ngjarjen tragjike janë vënë në pranga 7 persona, ku  një ndër ta është edhe shoferi i autobusit. Përveç 15 viktimave, të plagosur mbetën 39 të tjerë./real-news.tv