Aksidenti tragjik/ Policia arreston 2 shoferët e mjeteve, zbërthehet ngjarja e rëndë, si e pësoi kalimtari nga përplasja mes tyre?

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë në rrugën “5 Maji” ku dy automjete u përfshinë në një aksident dhe për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç.

Këto dy drejtues mjetesh u përplasën mes tyre dhe si pasojë mjeti që drejtohej nga 20-vjeçarja, plagosi rëndë këmbësorin që ishte duke qëndruar në trotuar, i cili mori plagë të rënda në gjymtyrët e tij.

Arrestimi i shoferëve është bërë pasi të dy janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit, ndërkohë që vijon këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

scroll to top