Është rënduar bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.
Advertisement