fbpx

Aksidentohet autobusi me targa greke te tuneli i Krrabës

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-2.jpg

Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të tunelit të Elbasanit, ku një autobus me pasagjerë me targa greke është përplasur me një makinë.

Por, fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur të lënduar, përveçse dëme materiale.

Policia është në vendngjarje dhe po përpiqet të stabilizojë trafikun e rënduar në këtë segment, si pasojë e aksidentit.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, megjithëse paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303