Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës

aksident.gif

Mbrëmjen e së premtes është aksidentuar kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, shumë pranë Grykës së Këlcyrës. Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij, ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë, duke u përplasur me bordurën anësore.

Kryebashkiaku dhe shoqëruesit e tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303