Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Elbasan, dyshimet e para

Është aksidentuar pak çaste më parë automjeti i ambasadës ruse në Tiranë.

Bëhet me dije se makina është përplasur me një mjet i tipit ‘Benz’

Aksidenti ka ndodhur te ‘Kthesa e Murashit’ në aksin Librazhd-Elbasan, ku dyshohet se shkaktar ka qenë lagështia si pasojë e reshjeve të vazhdueshme gjatë ditës së sotme.

Raportohet se zyrtari rus ka thyer krahun, ndërkohë gruaja e tij është lënduar./real-news.tv