Aksidentohet minibusi me pasagjerë, vdes shoferi

Screenshot_6-17.jpg

Një minibus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Maritsa në Bullgari.Siç raporton mediumi lokal bullgar Haskovo, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi që po drejtonte automjetin, ndërsa  katër pasagjerët kanë shpëtuar.Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.Aksidenti ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303