fbpx

Aksidentohet rëndë aktori i famshëm francez Vincent Cassel (FOTO)

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit, aktori francez, Vincent Cassel është aksidentuar me motorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një nga rrugët e Francës por fatmirësisht asgjë serioze për 53-vjecarin.

Ai është lënduar në kokë dhe ka qenë vetë aktori që ka postuar një foto në Instagram duke na treguar kokën e fashuar.
“Gjithçka në rregull, jam gjallë, faleminderit”- shkuan aktori i njohur në Instagram.

Të dhënat tregojnë se Cassel ishte në një qytet në jug të Francës, në komunën e Arbonne dhe ai u transportua menjëherë në spitalin e Biarritz.