Aksidentohet shqiptari në Itali, në luftë me jetën

Foto nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar është në luftë me jetën, pasi është aksidentuar mbrëmjen e djeshme teksa humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë përfundoi jashtë kabinës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:00, në Nave di Fontanafredda.

Shoferi i një Fiat Punto humbi kontrollin e automjetit duke u përplasur me karrexhatën e betonin, ndërkohë që vetë përfundoi jashtë kabinës.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 36-vjeçar, me inicialet E.H. u gjet nga Policia jashtë makinës.

36-vjeçari u transportua në spital në Udine pas aksidentit, ndërkohë që ka pësuar dëmtime të shumta.

Lër një koment