Një aksident i rëndë ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku Jehon Breçani përplasi me makinë një të re në zonën e Kinostudios.
Së fundmi Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të riun, duke e lënë në burg Jehon Breçanin.
19-vjeçari ishte duke ecur në këtë zonë me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren Xhesina Gega, e cila si pasojë e plagëve të marra mbeti edhe invalide pasi humbi njërën këmbë.
Advertisement