Aksione blic në Vlorë e Sarandë, policia arreston 5 persona

policia-3.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë vënë në pranga 5 persona, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri nga pesë të arrestuarit rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave  të cilët kryejnë veprimtari të paligjshme. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, njëri prej tyre në kërkim.

Vlorë, ndalohet shtetasi në kërkim G. S., 34 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2017, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi H. B., 56  vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë. Arrestimi i tij u bë pasi pranë banesës së tij policia ka konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara si canabis sativa. Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke vjedhur një dyqan kozmetik në lagjen “Isa Boletini”.

Vlorë, arrestohet në flagrancë shtetasi E. Z., 50  vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë në lagjen “11 Janari” duke drejtuar automjetin Mercedes Benz, në gjendje të dehur.

Sarandë, arrestohet në flagrancë shtetasi M. A., 32 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke udhëtuar me motomjetin Dayang pa leje drejtimi përkatës, ka humbur kontrollin e mjetit në aksin rrugorë Ura e Çukës – Ksamil dhe si pasojë është aksidentuar duke u dëmtuar vetë lehtë. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme proçeduriale.

scroll to top