21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

AKSIONET/ Çfarë po ndodh me turistët në vend?! Shumë punë për policinë

spot_img

Pesë shtetas nga Shkodra dhe Kosova kanë mbetur të bllokuar në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, gjatë ditës së sotme duke rrezikuar mbytjen.

Fatmirësisht, ata janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe FNSH, ndërsa janë transportuar menjëherë për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve Çekë të cilët kishin ngelur të izoluar.

“Policia Kufitare dhe FNSH  ju vijnë  në ndihmë pushuesve  dhe turistëve,  duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Policia Kufitare dhe FNSH,  u është dhënë ndihma e parë   5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët  rrezikuan mbytjen. Pesë shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallgë të mëdha.

Policia e Shtetit sugjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motor uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhuar maksimalisht  për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndihmën tuaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat