fbpx

Aksioni i AKU në Lezhë/ Sekuestrohet peshk, mish dhie dhe derri jashtë standarteve ushqimore

AKU.jpg

Peshku i sekuestruar nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet për të parandaluar shitjen e produkteve që nuk plotësojnë standartet ushqimore.

AKU ka zhvilluar një aksion në Lezhë, ku janë konstatuar shumë subjekte që nuk përmbushnin kushtet për të vijuar aktivitetin.

AKU ka gjetur 4 shitës ambulantë të cilët kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore. 2 nga këto raste janë tregtim peshku në rrugë, ku janë sekuestruar në total 129 kilogramë peshk.

Gjithashtu, AKU njofton se janë sekuestruar edhe disa kilogramë mish dhie dhe derri.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre.

Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje të sigurisë ushqimore.

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili.

Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *