Aksioni i policisë në Gjirin e Gjipesë, Rama nxjerr videon

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një tjetër aksion të policisë.

Bëhet me dije se autoritetet kanë ‘çliruar’ gjirin nga disa zaptues, i cili u merrte para njerëzve që pushonin n këtë gji.

Sipas Ramës, policia ka goditur një tjetër rast të informalitetit në Shqipëri.

“Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigant të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij”, shkruam Rama krahas videos.