TË FUNDIT

“Akt kriminal me elemente terroriste’. Ministri i brendshëm i Kosovës shpërthen keq

Pas përshkallëzimit të situatës me Serbinë, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se nga një akt kriminal me elemente terroriste është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

 “Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar ai, i cili nënvizoi se këto veprime tregojnë se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishte prani të forcave speciale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat