24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Aktakuzat kundër krerëve të UÇK-së po i harton prokurori që ndoqi Mlladiçin e Millosheviçin

spot_img

Mediumi gjerman Deutche Welle shkruan se prokurori britanik, Allan Tiger, do të punojë në ngritjen e aktakuzave për ish-komandantët e UÇK-së në Gjykatën Speciale. Tiger në të kaluarën ka qenë prokuror në Tribunalin e Hagës dhe ka punuar në ngritjen e aktakuzave për Ratko Mlladiçin e Sllobodan Millosheviçin.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Christofor Bennet, ka treguar se numri i hetuesve që kjo Gjykatë  do të angazhojë do të shkojë deri në 75.

Bennet ndërkohë ka thënë se me përgatitjen e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së është duke u marrë Prokurori  Allan Tiger, njeriu i cili ka punuar në Tribunalin e Hagës dhe që ka ngritur aktakuzat ndaj Ratko Mlladiçiqt e Sllobodan Millosheviçit.

Në një intervistë për DW, Bennet ka treguar se numri i hetuesve varësisht prej zhvillimeve do të rritet. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”.

Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai. express

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat