fbpx

Aktakuzat/Thaçi jep lajmin e rëndësishëm, kur do udhëtojë drejt Hagës

thaci.jpg

Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

Duke konfirmuar se të hënën niset drejt Hagës, Thaçi thotë se “deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.”

“Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shton më tej presidenti i Kosovës.

Kujtojmë se ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale njoftoi se

janë ngritur aktakuzat për 100 krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Postimi i plotë i Thaçit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303