Akti normativ për Anti-KÇK, Komisioni i Sigurisë jep ‘OK’

Deputetët e Komisionit të Sigurisë kanë kaluar pak më parë Aktin Normativ për anti-KÇK-në që u miratua në 31 Janar të këtij viti nga qeveria, për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga aktiviteti kriminal. Nga momenti i miratimit të aktit nga qeveria, brenda 45 ditëve duhet që të kalojë në parlament për t’u miratuar ose rrëzuar, ndërkohë që struktura zbatuese prej dy javësh ka zbritur në terren për sekuestrimin e pasurive dhe dërgimin e kërkesave për justifikim nga subjektet e këtij akti.