Një ngjarje e tmerrshme u shënua mbrëmë në Vjenë, ku 5 persona humbën jetën dhe u plagosën disa të tjerë pas një akti terrorist.
Por, disa foto të policëve që kanë luftuar me terroristët janë publikuar në mediat e huaja.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj lajmëroi se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.