fbpx

Aktivistët çekë protestojnë para ambasadës serbe: Kosova nuk është Serbi…

Capture-24.jpg

Aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën pas tensioneve në veri.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën. Po ashtu kërkohet ndërprerja e fondeve të BE-së për Serbinë.

Ish ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në Facebook e cila fillimisht ishte plasuar në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303