Aktivistja Greta Thunberg kritikon politikanët: Nuk po bëni sa duhet

Greta Thunberg u ka thënë politikanëve amerikanë që ata nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndryshimin e klimës.

“E di që po përpiqeni, por thjesht jo aq sa duhet. Më vjen keq,” tha aktivistja e klimës, e cila ka frymëzuar të rinjtë në të gjithë botën për të protestuar kundër ndikimit të ngrohjes globale.

Ajo i tha task forcës së Senatit të ngritur për ndryshimet klimatike në Uashington të “ruajnë lavdërimet”.

“Mos na ftoni këtu për të na thënë sa frymëzues jemi pa bërë asgjë në lidhje me këtë problem,” tha ajo.

16-vjeçarja është një nga disa aktivistet e reja nga e gjithë bota e ftuar për të adresuar grupin e punës gjatë dy ditëve të fjalimeve.

Qëllimi i tyre është të rrisin mbështetjen e ligjvënësve amerikanë për veprimin urgjent mbi ndryshimin e klimës, për të cilën Greta dhe të tjerët po bëjnë fushatë.

Senatori Ed Markey, i cili drejton ekipin e klimës, injoroi këshillat e Gretës për të mos e lavdëruar atë, duke e përshkruar atë si një “superfuqi”.

“Ju i vini vëmendjen kësaj çështje në një mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Dhe kjo po krijon një faktor të ri X,” tha ai./real-news.tv/