Aktorët e ‘Friends’ japin lajmin e bukur e të papritur, jeni gati?

rs_1024x797-190729072041-1024-32-2-friends-cast-ch-072919.jpg

Seriali i famshëm “Friends” po shkon drejt ekranit të madh.

Për të festuar 25-vjetorin e premierës së serialit, Warner Bros është bashkuar me Fathom Events për të rikthyer në ekran atë që do të titullohet “Friends 25th: The One With Anniversary”, një shfaqje e 12 episodeve të preferuara nga fansat gjatë tre netëve.

“E News” shkruan gjithashtu se do të ketë një përmbajtje të re me intervista dhe materiale  të tjera që kurrë më parë nuk i kemi parë në prapaskenë.

Eventi do të mbahet në më shumë se një mijë teatro në Shtetet e Bashkuara për tre netë në 23 shtator, 28 shtator dhe 2 tetor.

Regjisorët dhe producentët Marta Kauffman, David Crane dhe Kevin Bright do të japin një intervistë në Tribeca TV Festival në New York City më 13 shtator. “The One with the Embryos” dhe “The One Where Everybody Finds Out”, do të shfaqen në ekran dhe do të diskutohen nga producentët.

Seriali është shfaqur për herë të parë më 22 shtator 1994 dhe fansat kanë shpresuar se do të ketë një rikthim të tyre, por jo!

Kjo ishte më e shumta që mund të bënin!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303