fbpx

Aktorët e njohur të Game Of Thrones së shpejti prindër për herë të parë

Aktori i njohur Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Dy aktorët e njohur të Game of Thrones, 33 vjeç, të cilët u njohën dhe u dashuruan gjatë xhirimeve, zbuluan lajmin e bukur kur Rose shfaqi barkun e rrumbullakosur të shtunën në një fotografi bardh e zi nga xhirimet për revistën Make.

Rose njihet nga të gjithë për rolin e saj si Ygritte në serial, që fatkeqësisht nuk arriti deri në finale.

Duke folur për revistën Stylist për kohën e saj në karantinë, Rose tha:

“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Burri im dhe unë ishim me fat që kaluam izolimin në fshat. Ka qenë një kohë e jashtëzakonshme për të gjithë ne, sigurisht që na ka ngadalësuar”.