fbpx

Aktorët pranë të prekurve nga tërmeti, mbledhin ushqime dhe veshmbathje

teatri-1-780x405.jpg

Të gjithë qytetarët janë solidarizuar ditën e sotme me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin. Edhe aktorët që kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë mbledhur para ambienteve të teatrit dhe kanë bërë thirrje për të gjithë banorët që të mbledhin ndihma për të lënduarit nga lëkundjet.

Ata kanë kërkur të mblidhen ushqime dhe veshmbathje, ndërsa nga fotot dhe videot e publikuara në “Facebook” duket se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sepse janë mbledhur edhe ndihmat e para.

“Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Jemi në garë me fatkeqësinë natyrore. Silleni atë që mundeni në sheshin e Teatrit dhe ne do ta dërgojmë tek familjet e pastreha”, thuhet në postimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Postimi i plotë i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Secili prej nesh ka në shtëpi ca gjëra tepër: Dyshek gome, shtresa e mbulesa; Enë kuzhine e servise jo komplete; Veshje e këpucë; Furrnelë a bombola gazi; Ngrohëse elektrike a me gaz. Kushdo nga ne, mund të blejë ndonjë konservë peshku a mishi, një kg miell; një kg oriz; një kg sheqer; një litër vaj; një pako makarona; një bidon ujë; një sapun a një shampo; ca detergjent a një legen. Ç’të mundeni! Sa të mundeni! Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Jemi në garë me fatkeqësinë natyrore. Silleni atë që mundeni në sheshin e Teatrit dhe ne do ta dërgojmë tek familjet e pastreha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303