fbpx

Aktori aziatik: “Kam koronavirus, por e kam marr atë në Amerikë”

daniel-dae.jpg

Aktori i njohur aziatik Daniel Dae Kim, thotë se është diagnostikuar me koronavirus.

Pasi u kthye në Hawaii, Kim u karantinua dhe filloi të tregojë simptoma të tjera, si shtrëngimi i gjoksit, dhimbjet e trupit dhe ethe.

Mjeku i tij rekomandoi që ai të testohej për coronavirus, të cilin e bëri në një qendër testimi në Honolulu.

51-vjeçari po ashtu u izolua edhe nga familja e tij gjatë kësaj kohe, dhe që nga arritja në Hawaii, i njëjti la shtëpinë vetëm për të shkuar në qendrën e testimit.

Daniel kurrë nuk u shtrua në spital dhe nuk i trajtoi simptomat me ilaçe, pushim apo lëngje.

“Nëse e trajtoni këtë pa kujdes, ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve, përfshirë edhe të dashurit tuaj”, vazhdon ai.

Ylli amerikan gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund sjelljes ksenofobike që ka shkaktuar pandemia, duke i quajtur veprime të tilla ‘frikacake’ dhe ‘të pafalshme’.

“Po, unë jam aziatik. Dhe po, unë kam coronavirus, por nuk e kam marrë atë në Kinë. Unë e kam marrë atë në Amerikë – në New York”.  “Përkundër asaj që liderë të caktuar politikë duan ta quajnë atë, unë nuk e konsideroj vendin nga është aq i rëndësishëm sa njerëzit që janë të sëmurë dhe që po vdesin”, shprehet aktori.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303