fbpx

Aktori Florjan Binaj i zhgënjyer nga programi i ri i “Top Channel”

Aktori i Portokallisë, Florjan Binaj  është shprehur i zhgënjyer për programin më të ri që ka nisur nga dje, 3 prill në televizionin ku aktori punon, “Top Channel”.

Flori shprehet në një postim të fundit, se televizioni duhet të edukojë njerëzit dhe të promovojë vlerat, veçanërisht te të rinjtë, por me sa duket, këtë nuk e pa në programin e “Top”-it.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Aktori nuk ka pëmendur ndonjë emër programi por me siguri i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.

Në të marrin pjesë 8 të rinj, të cilët në puntatën e e parë të rinjtë u prezantuan, pinë alkool, kërcyen e deri diku përdorën edhe një fjalor jo shumë fort të hijshëm.