Aktori i famshëm në rolin e Skënderbeut

Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Dhe nuk është çudi që ish kongresmeni shqiptaro-amerikan ka zgjedhur pikërisht aktorin australian, fitues të çmimit “Oscar”, për këtë rol. Me siguri DioGuardi është shtyrë në këtë zgjedhje nga roli i gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius, arritur me mjeshtëri nga Crow në filmin Gladiatori, film që fitoi zemrat e publikut dhe çmimin e madh “Oscar “në vitin 2000.

DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar mediave të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

“Do t’i tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skënderbeu ishte në pikun e karrierës”,- tregon DioGuardi.

DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollywood-it, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollywood, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët”, tregon DioGuardi.

Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit.

Lër një koment