fbpx

Aktori i njohur amerikan diagnostikohet me kancer

Aktori i njohur i hollivudit, Jeff Bridges, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale së është diagnostikuar me kancer.

“Edhe pse është fjala për sëmundje serioze, jam i lumtur sepse kam një ekip të shkëlqyer mjekësh dhe prognoza është e mirë”.

“Po filloj me mjekimin dhe do t’u njoftoj për shërimin tim”, ka shkruar aktori fitues i çmimit Oscar, i cili është diagnostikuar me limfomë.

Karriera hollivudiane e 70-vjeçarit zgjat qe gjashtë dekada, ndërsa ai ka luajtur në më shumë se 70 filma, duke përmendur “True Grit”, “Seabiscuit”, “The Big Lebaowski” e “King Kong”.