fbpx

Aktori i njohur indian infektohet me Covid-19

Ylli i Bollywood, Amitabh Bachchan është duke u trajtuar në spital, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Përmes rrjetit social Twitter, aktori informoi të gjithë fansat për gjendjen e tij, shkruan Mirror.

“Kam rezultuar pozitiv me COVID, jamë duke u trajtuar në spital, familja dhe stafi janë testuar, jemi duke pritur rezultatet.

“Të gjitha ata që kanë pasur kontakt me mua këto 10 ditët e fundit, i lus që të testohen”, shkroi ai.

Përpos tij, edhe djali i aktorit pas kësaj ka rezultuar pozitiv, i cili fillimisht kishte vërejtur simptomat e e virusit.

 

REAL NEWS