Aktori i njohur italian bëhet per herë të katërt baba

Screenshot_25-2.jpg

Aktori i famshëm italian, Raoul Bova dhe bashkëshortja e tij Rocio Munoz Morales janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku zbuluan edhe emrin e foshnjes.

“Amal” do të quhet e porsalindura.

Ajo erdhi në jetë më 1 nëntor dhe është vajza e dytë e çiftit. Raoul dhe Rocio janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, Luna.

Bova gjithashtu ka edhe dy fëmijë të tjerë, Alessandro Leon dhe Francesco, 18 dhe 17 vjeç, nga martesa e mëparshme me Chiara Giordano

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303