fbpx

Aktori i njohur multimilioner vendos të dhurojë pasurinë e tij me vlerë 570 mln $ për bamirësi

3de9c11c-290b-48b2-8906-0a2126f3e4b5.jpg

Aktori i njohur i Hong Kongut zotohet se do ta dhurojë pasurinë e tij për bamirësi, pasi të vdesë, shkruan TheGuardian.

Aktori i “The Crouching Tiger”dhe “Hidden Dragon”, Chow Yun-fat ka thënë se ai do të dhurojë pasurinë e tij për bamirësi pasi të vdesë.

I njohur si fitues i çmimit “Oscar” me “Piratët e Karaibeve”, dhe filmin “A Better Tomorrow”, Chow është njohur gjithmonë për stilin modest të jetës.

Multimilioneri Chow iu bashku listës së “Forbes” të aktorëve më të paguar në botë, për herë të parë në 2015, duke ndarë vendin e 24-të me Russell Crowe.

Megjithë pasurinë që ka, ai është parë duke përdorur transportin publik dhe duke blerë biletat për të parë filmin e tij.

Tani, ai është betuar se do ta dhurojë pasurinë prej 570 milionë dollarësh.

“Paraja nuk është diçka që e zotoni përgjithmonë. Kur të vdisni një ditë, duhet t’ua lini të tjerëve që ta përdorin atë”, tha ai.

“Ju nuk mund t’i merrni paratë në llogaritë tuaja bankare me vete pasi të vdisni”, shtoi ai, duke treguar se këtë vendim të tij e mbështet fuqishëm edhe gruaja e tij.

Gruaja e tij, Jasmine Tan, ka thënë se burri i tij shpesh ha bukë që përgatitet në rrugë dhe se ai hoqi dorë nga telefoni i tij i dashur “Nokia” vetëm pasi iu prish, pas shumë vitesh përdorimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303