fbpx

Aktori i njohur në gjendje të rëndë nga COVID-19

Aktori i famshëm, Nick Cordero është infektuar nga koronavirusi dhe gjendja e tij shëndetësoreuk paraqitet e mirë.

Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e tij  Amanda Kloots nëpërmjet të disa postimeve në InstaStory.

“Nick është më mirë se dje. Ai akoma është shumë i sëmurë dhe ende po lufton me sëmundjen. Ata gjithashtu pastruan mushkëritë e tij për të ndihmuar në luftimin e infeksionit”, ka shkruar Amanda.

Burimet për “People” tregojnë se mjekët e tij e kanë vendosur atë në një dhomë në të cilën i japin një kujdes të shtuar për shkak se aktori ende ka probleme me frymëmarrje.

Gjithashtu Amana konfirmoi se ai nuk është më pozitiv për COVID-19 dhe krizat e tij të fundit shëndetësore kanë qenë komplikime nga qëndrimi i tij gjashtë javor në ICU.

41-vjeçari i njohur për filmat “A stand up guy” dhe “Mob Town”, ka qëndruar në spital me muaj dhe ai aktualisht ka një infeksion të mushkërive që ka bërë që shëndeti i tij të përkeqësohet.