Aktori Naun Shundi i përgjigjet ashpër Ramës: Arrogant i …

NAUMSHUNDI-e1563998192227.png

Naun Shundi, një nga emrat më të njohur të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si “pakicë”. Shundi i drejtohet kryeministrit Rama duke thënë se është i humbur përballë artistëve dhe se është në minorancë dhe pa vlerë.

“Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë. Në prononcimin e sotëm, kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si pakicë. Dhe vazhdoi duke thënë se ka respekt për ne.  Po të përrgjigjem zoti kryeministër, që unë nuk kam pikë respekti për ty.

Çfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët ?! Cfarë qeverie drejton ti kur akoma nuk ke arritur ta kuptosh se je ti minorancë dhe jo NE. Minorancat nuk përcaktohen thjesht vetëm nga numrat, por, në radhë të parë nga vletrat. Në të dyja rastet, je i humbur përball nesh. Je edhe në minonrancë edhe pa vlerë”, – shprehet ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303