Aktori tregon sekretet në akademi krah Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit

1540044817_elvanagjatajondia.jpg

Mbrëmjen e kaluar aktori i humorit Rezart Veleshnja, ishte i ftuar në emisionin “Sekretet e Portokallisë”, i cili drejtohet nga Ori Nebiaj.

Përveç prapaskenave të programit të humorit “Portokalli”, ai ka rrëfyer edhe disa detaje interesante rreth jetës kur ishte student në akademinë e arteve.

Rezarti tregoi se ai kishte paralel edhe dy vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Elvana Gjatën dhe Jonida Vokshin.Por jo vetëm ai gjithashtu tregoi se ishin në një brez me aktoren Olta Gixhari si dhe aktorin Nik Xhelilaj.

Në atë kohë kishin një lojë të preferuar me këngëtaren Elvana Gjata dhe moderatoren Jonida Vokshi, të merrnin kovën e pastrueseve dhe t’ia hidhnin njëri-tjetrit në kokë.

“Më shpesh fitoja unë, sigurisht. Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. ‘Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit  kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha’:

“Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre”.

Pas incidentit regjisori Altin Basha, e kërkoi për audicione aktorin dhe reagimi i tij ishte i paparitur pasi pa që personi me emrin ‘Rezi’ ishte pikërisht Rezarti pas incidentit.

-Sa shkoj unë, më sheh, ul syzet dhe më thotë, çfarë do këtu ti?
-I thashë, jam Rezi, më ke thirrur për audicion.

Sigurisht që kjo situatë e sikletshme kaloi dhe mund të themi që bashkëpunimi mes aktorit dhe regjisorit të emisionit kanë pasur sukses./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303