Aktori turk drejt divorcit, shkaku gruaja ia harxhon të gjitha

ozcan-deniz-182528GG.jpg

Martesa mes aktorit të njohur turk Ozcan Deniz dhe partneres së tij, Feyza Aktan, po shkon drejt fundit.

“CNN Turk” raporton se prej dy muajsh çifti është në krizë dhe po shkon drejt divorcit. Arsye për prishjen e marrëdhënieve është bërë Feyza, e cila duket se shpenzon shumë.

Thuhet se ajo ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe aktorit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj.

 

Edhe pse kishin 20 vite diferencë, Ozcan dhe Feyza lidhën kurorë në muajin prill, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Kuzey./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303