fbpx

Aktori turk konfirmon lidhjen me modelen shqiptare, 7 vite më të madhe!

Aktori turk Burak Deniz vendosi më në fund të dilte në publik me  supermodelen me origjinë shqiptare Didem Soydan.

Burak Deniz, 29 vjeç, postoi selfien e parë me të dashurën e tij model 36 vjeçare, duke njoftuar lidhjen e tyre zyrtare.

Aktori turk shkroi krah fotos:

“Nga një natë e mrekullueshme në një moment të ngrohtë, kjo është shkrepja. Ishte mirë të isha këtu…”

Katër ditë më parë, paparacët kapën fotografi të çiftit ndërsa ata kaluan natën në shtëpinë e Didem Soydan dhe u panë duke u larguar së bashku në mëngjes.