Aktori turk ‘Sarpi’ dënohet me burg

Aktori i njohur turk Cagatay Ulusoy dhe Karaca janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.

Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa nuk dihet se kur do të fillojë zbatimi i tij.

Në këtë proces ndodheshin 32 të arrestuar, të cilët u kapën në vrullin e operacionit anti-drogë në Stamboll gjatë vitit 2013

.

Cagatay Ulusoy është mjaft i njohur për publikun shqiptar në filmin “Içerde” me roli e tij si Sarpi, kurse aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur në shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri pa fund”.

Duhet theksuar se aktori i njohur është ende duke xhiruar për serialin e famshëm në episodin e dytë për platformën e njohur Netflix  me “The Protector”./real-news.tv