fbpx

Aktorja 38-vjeçare bie papritur në tokë dhe vdes

aktorja.jpg

Aktorja amerikane Jessica Campbell humbi jetën papritur në moshën 38-vjeçare. Mediat vendase, duke cituar një të afërme të aktores, shkruajnë se ajo ndodhej tek shtëpia e së ëmës kur shkoi në tualet dhe nuk doli më.

Ajo mësohet se ra papritur në tokë dhe humbi jetën. Nëna e 38-vjeçares u përpoq t’i vinte në ndihmë, por qe e pamundur.

Autoritetet kanë kryer autopsinë, megjithatë familja e saj nuk i ka marrë ende rezultatet. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Familja e Jessica tha se ajo ishte shprehur se ndihej e këputur dhe se kishte si gjendje gripale. Megjithatë ata nuk besojnë se vdekja e saj ka lidhje me Covid.

38-vjeçarja ka luajtur në filmin Election, krah Reese Witherspoon, Matthew Broderick dhe Chris Klein, si dhe ka qenë pjesë e serialit amerikan Freaks and Geeks.

Jessica lë pas bashkëshortin dhe një djalë 10-vjeçar

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303