Aktorja e 007 thotë se është ‘shëruar tërësisht’ nga koronavirusi

Modelja e famshme Olga Kryelenko, e cila njihet në rolin e saj krah agjentit 007 ose ndryshe James Bond duket se e ka marrë veten.

Para disa ditësh Olga njofoti nëpërmjet rrjeteve sociale se  ishte prekur nga koronavirusi.

Ajo u tha ndjekësve të saj se pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shtrat, gjatë javës së parë pas diagnostikimit me ethe dhe dhimbje koke. Javën e dytë, tregoi se iu shfaq një “kollë i lehtë” dhe se ende ndjehej shumë e lodhur, megjithëse në fund të kësaj jave bëri të ditur se ndjehej shumë më mirë.

“Unë jam mirë! Dhe tani thjesht po shijoj këtë kohë të mendoj për shumë gjëra dhe të kaloj kohë me djalin tim”, ka shkruar Olga në një postim të shpërndarë në Instagram.