fbpx

Aktorja e dashur për publikun shqiptar martohet me të dashurën

Eva-Grimaldi_-Gabriel-Garko-990x556.jpg

Aktorja e njohur Eva Grimaldi, që është cilësuar si ndër më të bukurat e kinematografisë italiane ndër vite, i ka dhënë fund beqarisë me politikanen dhe aktivisten Imma Battaglia.

Eva dhe Imma i thanë “Po” njëra-tjetrës në një festë të organizuar në natyrë. Fotot e para të dasmës kanë dalë dhe Eva shkëlqente e veshur me një fustan rozë nga Miccio, kurse Imma me një kostum blu.

Ato zbuluan pak muaj më parë se do të martoheshin pasi Eva kishte propozuar Imma-n, dhe kjo e fundit kishte pranuar:

“Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare është një gjë e rrallë dhe kjo na ndodhi ne. Zemra nuk urdhërohet. Më tha ‘Po’”, shkroi Eva në një postim në Instagram, ku tregoi se e kishte bërë ajo propozimin për martesë.

Dëshmitar i kësaj martese ishte Gabriel Garko ish-partneri i Eva Grimaldit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303