fbpx

Aktorja e famshme konfirmon fejesën me futbollistin e njohur

5c487d628f9d66951c0c6bc80693bcd0.jpg

Së fundmi aktorja Shailene Woodley konfirmoi se është fejuar me lojtarin Aaron Charles Rodgers të Green Bay Packers, në Ligën Amerikane të Futbollit.

Në një intervistë për “The Tonight Show Starring Jimmy”, 29-vjeçarja u shpreh me humor se kurrë nuk e kishte menduar që ishte rritur për t’u martuar me dikë që fiton para duke hedhur topin në fushë.

“Po, jemi të fejuar. Por për ne nuk është lajm i ri. Të gjithë po çmenden pas këtij lajmi, ndërkohë që ne jemi të tipit: po, kemi ca kohë”, tha 29-vjeçarja.

Dyshja është njohur gjatë kohës së karantinës, ku për shkak të situatës së krijuar prej Covid-19, aktorja ende nuk e ka parë partnerin të luajë në fushë.

“Nuk e kam parë ende të luajë në fushë, sepse stadiumet kanë qenë mbyllur”, tha ylli i “Big Little Lies”, teksa shtoi se asnjëherë më parë nuk kishte parë një ndeshje sportive, pasi sportet nuk janë shumë në foksuin e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303